Vajza e Meritës dhe Nysretit festoi semimaturën, shkëlqeu me pamjen e saj

17:10 | 08 Qershor 2019

E vogëla e familjes Muçiqi, po feston semimaturën.

Tashmë që është koha e semimaturave dhe maturave, nxënësit i kushtojnë rëndësi mënyrës së veshjes për atë natë. Si semimatura ashtu edhe matura janë tejet të veçanta për nxënësit, pasiqë pas tyre do të fillojë një kapitull tjetër jetësor.

Këto ditë semimaturën e pati edhe vajza e vogël këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore, Nystret Muçiqit dhe Merita Spahiu-Muçiqit, shkruan rtv21.tv .

Pamje nga semimatura e saj publikoi vajza e këngëtarëve, Enea. Nga imazhet e hedhura në instagram, Enea publikoi pak më parë edhe një imazh të bukur, në të cilin shihet pranë babait, i cili këndoi në semimaturën e vajzës së vogël.

Me flokë të lëshuara dhe e veshur me fustan të zi, Enea duket se shkëlqeu në mbrëmjen e semi-maturës.

Komento: