Vajza e saj feston ditëlindjen, Arta Bajrami me dedikim të veçantë

18:58 | 28 Dhjetor 2020

Arta Bajrami me dedikim të veçantë për ditëlindjen e tretë të vajzës.

Arta Bajrami është një emër shumë i dashur për publikun, ajo numëron shumë projekte muzikore në
karrierën e saj si këngëtare.

Ndërsa së fundmi këngëtarja i ka dedikuar vajzës së saj disa rreshta duke uruar atë me rastin e ditëlindjes, teksa tha se buzëqeshja e saj e gëzon.

“Buzëqeshja yte që më gëzon. Qoftë ditëlindja jote e 3-të aq e bukur sa je ti qika ime e vogël, ti je një bekim për mua dhe nuk ka asgjë që nuk do të bëja për ty zemra ime. Shijoje ditën tënde Electra ime.

Gëzuar ditëlindjen e tretë, ti je një fëmijë i mahnitshëm dhe unë jam e lumtur që jam këtu me ty, dhe që je e rrethuar me plot dashuri nga familja jonë , Të duam Mami Babi, Victoria dhe Ideal Morris”, ishin fjalët e ëmbla të Artës për të bijën, Electran.

Komento: