
Teuta Krasniqi është një aktore shumë e dashur për publikun.
Ajo është shumë e përfolur sidomos për jetën e saj private, përcjell ORAinfo.
Sot, vajza e saj, Tara feston ditëlindjen, e Teuta ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar atë.
“Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet.
Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime”-ka shkruar Teuta./ORAinfo/

