
Afërdita Demaku është një emër shumë i njohur për publikun kosovar.
Ajo është një këngëtare shumë e dashur dhe këngët e saj nuk mungojnë në pothuajse asnjë festë familjare, përcjell ORAinfo.
Afërdita është shumë aktive me këngë e projekte të reja.
Afwrdita është e dalluar edhe si nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj e që mundi po i kthehet ashtu siç është më së miri.
Sot ajo ka pasur një arsye të madhe të krenohet me vajzën e saj, Donën.
Edhe pse e re në moshë Dona ka arritur të diplomoj në New York duke i bërë krenarë të gjithë me të.
Këtë çast Afërdita e ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram duke shkruar fjalët emocionuese dedikuar asaj.
“Urime diplomimi Dona jeme
Te deshirojm shendet e shume suksese edhe ne sfidat e radhes!
Jemi krenar dhe shume te lumturte presim me pa durim te kthehesh nga Amerika në Kosove”, ishte mbishkrimi i imazhit duke bërë të ditur se po i mungon shumë.
