“Vajza e saj në gjendje jo të mirë emocionale”, flasin familjarët e të moshuarës që u rrah në Pejë

17:22 | 02 November 2022

Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin.

Vajza e së moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjinin.

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy vajzat, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizonte.

Komento: