Familja e këngëtares së njohur, Shkurte Fejzës muajin mars ishte pjesë e pandashme e mediave roze kjo për faktin se Shkurta e martoi vajzën e madhe, Gresën.
Me rastin e martesës së vajzës familja e Shkurtës kanë organizuar kanagjegjin dhe pas kësaj u organizua një dasmë madhështore.
Përveç të ftuarave që publikuan fotografi nga kanagjegji dhe dasma, publikime të tilla nuk munguan edhe nga vet Shkurta, shkruan rtv21.
Përveç imazheve familjare, këngëtarja ka veçuar sugaricën e familjes, Agnesën kështu duke publikuar disa fotografi të saj.
“Ma e vogla, ma e bukura e mamit”, ka shkruar Shkurta poshtë fotografive të publikuar në Instagram.
Këngëtarja ka 35 vjet që është martuar me Hajrush Behlulin, dhe janë prindër të katër fëmijëve, Arbërit, Gresës, Besianës dhe Agnesës.