“Vajza e vogël pa gjithçka”, familjari ndan detaje nga momenti i vrasjes së Nexhmije Haradinit

15:07 | 25 March 2025

Nexhmije Haradini mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë.

Gruaja dyshohet se është vrarë nga i dyshuari 58-vjeçar, Arsim Morina, i cili më pas bëri vetëvrasje.

Njëri nga të afërmit e të ndjerës, Rrahim Ajeti, tregoi për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se viktima ishte e shoqëruar së bashku me një shoqe dhe vajzën e saj të mitur, e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës së vrasjes.

“Duke ardhur ajo ka qenë me kojshiken dhe vajzën e saj, në nënkalim ai e ka privuar nga jeta Nexhmijen, ndërsa ajo ka mbetur e lënduar, dhe është e shokuar edhe vajza sepse ka qenë vajza 12 vjeçe me të, ajo e ka parë gjithë skenën”, tha Ajeti.

Komento:
loading