Aktualisht, sipas rekordeve botërore të Guinness, vajza më e gjatë e botës është Sophie Hollins (12) nga Anglia. Ajo është 188 centimetra e gjatë. Por duket se ky rekord tashmë nuk i takon asaj.
Kinezja Zhang Ziyu është 11-vjeçare dhe është 210 centimetra e gjatë. Besohet se ajo është vajza më e lartë në botë, transmeton lajmi.net.
Prindërit e saj janë lojtarë profesionistë të basketbollit dhe të dy janë mbi dy metra të gjatë.
Megjithatë, është e pazakontë që një fëmijë prej 11 vjetësh të jetë kaq i gjatë. Zhang ishte tashmë 160 centimetra në klasën e parë. Tani quhet femër Yao Ming.
Yao Ming është një lojtar profesional kinez i basketbollit dhe është 2.29 metra i lartë.
Por nëse Zhang vazhdon të rritet, ajo mund të jetë më i gjatë se ai.