Vajza në Prishtinë u dëtyruar të bënte marrëdhënie në motel, ja çka ndodhi me autorin

09:53 | 28 July 2019

Një femër ishin dëtyruar me forcë për të kryer marrëdhënie në një motel në dalje të Prishtinës.

Një femër në Prishtinë ishte kidnapuar në pikë të ditës nga një person, i cili e ka futur atë në makinë dhe e ka dërguar pastaj në një motel aty ku edhe e ka dhunuar.

Por, policia të dielën ka njoftuar se e ka arrestuar personin në fjalë.

Ky person, sipas policisë, madje ka bërë edhe fotografi e incizime të tjera derisa po e kryente aktin. E krejt në fund, ai ia ka vjedhur viktimës edhe dokumentet personale dhe një shumë të parave.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel të Veternikut.

“Veternik, Prishtinë 27.06.2019-10:00. Lidhur me rastin me datë 27.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari për rastin është dërguar në paraburgim.

Komento: