16 vjeҫarja nga Drenasi, përjetojë ngjarjen e rëndë, keqpërdorimin nga mësuesi dhe polici.
Të premten me fillim nga ora 12:00, organizohet protesta për të kërkuar drejtësi ndaj rastit të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16-vjeçare nga një mësimdhënës dhe polic në Drenas.
Organizatorët e kësaj proteste kanë ftuar të gjithë policët, mjekët dhe mësimdhënësit që t’i bashkohen protestës, nëse nuk duan të identifikohen si të tillë.
Njoftimi i plotë:
Nesër ditë e Premte duke nisur nga ora 12:00 në Drenas, organizohet protesta për të kërkuar vënien e drejtësisë në vend ndaj rastit të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16 vjeçare nga ata që supozohej se duhej ta edukonin, mbronin e shëronin.
Duke qenë se, të përfshirë në këtë rast kanë qenë institucioni i Policisë, i Arsimit si dhe ai Shëndetësor ne e shohim si të pa evitueshëm reagimin e punëtorëve të këtyre institucioneve.
Ne nuk duam të besojmë që të gjithë policët/et, mësimdhënësit/et dhe mjekët/et janë të tillë.
Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë policëve/eve, mësimdhënësve/eve, mjekëve/eve dhe të tjerëve që nuk duan të identifikohen si të tillë dhe duan ta dënojnë këtë akt tmerrues të bashkohen në kërkesën tonë për drejtësi, duke protestuar.
Për të gjithë ata që jetojnë jashtë Drenasit, dhe duan të bashkohen në protestë, transporti nga Prishtina për në Drenas sigurohet nga RrGK.
Nisja e autobusit nga Prishtina do të bëhet në ora 10:00 tek parkingu përballë RTV 21, ndërsa kthimi për në Prishtinë në ora 14:00.
Është koha që të gjithë të marrim përgjegjësi, dhe ta ngrisim zërin ndaj padrejtësive dhe krimeve.
Bashkohuni!