
Franko Di Mare, gazetar dhe redaktor i televizionit shtetëror italian RAI Uno, i cili raportoi nga lufta në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1992, ka përjetuar një nga momentet më prekëse të jetës së tij në një jetimore të shkatërruar nga bombardimet në Sarajevë – aty ku takoi një vajzë të vogël vetëm një vjeç e gjysmë, të cilën më vonë e birësoi dhe e quajti Stela.
Gazetari i njohur i Rai News, i përshkruar nga mediat si i qetë dhe i rezervuar në punën e tij, nuk ka fshehur kurrë dashurinë, entuziazmin dhe gëzimin që Stela solli në jetën e tij. Vajza e cila sot është rreth 35 vjeç dhe ka diplomuar për ekonomi, është mbajtur gjithmonë larg syve të publikut, me prindërit e saj që kanë bërë çmos ta mbrojnë privatësinë e saj.
Di Mare e takoi Stelën për herë të parë në një jetimore në Sarajevë, në vitin 1992, gjatë kohës kur raportonte për luftën në Bosnje. “Isha në Sarajevë dhe një bombë ra mbi jetimore. Pashë sytë e një vajze të vogël dhe menjëherë ndjemë një lidhje. Ishte një moment që më ndryshoi jetën,” kishte treguar më vonë gazetari.