Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregdetin shqiptar.
Një vajzë ka treguar se ka përjetuar një ngjarje që zakonisht jemi mësuar ta shikojmë në skenat e filmave.
Ajo thotë se ka gjetur një shishe në det tek ‘’Gjiri i Lalzit’’ dhe se brenda kësaj shishe ishte një letër ku ishin shkruar disa dëshira.
Po ashtu, ajo tregon se në këtë letër shkruheshin dëshirat e një djali të vogël, i cili, sipas saj, nuk mund të ketë qenë më i madh se 10 vjeç.
Ajo tregon për letrën që e gjeti brenda shishes në plazh:
Kam gjetur nje shishe ne det qe me sa duket e cunat shprehin deshirat e tyre dhe jo vetem gocat.
Brenda shishes ishte nje mezash shum domethenes qe me te vertet me beri te njehesha quditshem aty shkruheshin deshirat e endrat e nje djali te vogel qe besoj nuk mund te jet me i madh se 10 vjec dhe kte mesazh doja ta ndaja me te gjithë.
Krahas mesazhit ajo ka nisur edhe një foto ku tregohet se çfarë ishte shkuar.