Vajza tenton ta puthë, Edi Rama befason me vendimin e tij

16:15 | 10 December 2019

Edi Rama po vazhdon t’i vizitoj banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Kryeministri Rama vazhdon të takojë nga afër të prekurit nga tërmeti.

Sot ai ka shkuar në Shijak, pas thirrjes publike që i bërë mbrëmë Arben Meçe.

Rama vizitoi disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti duke takuar edhe banorët, të cilët i shprehën shqetësimin për banesat e tyre.

Gjatë takimeve nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes tij e banorëve, ndërkohe që gratë që e kanë takuar nuk i kanë kursyer lavdet e madje edhe puthjet.

I tillë ishte edhe rasti me një grua që më parë, teksa Rama sqaronte një nga banorët i prekte dorën. Më pas, nuk nguroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.

“Avash se me myte, shih ç’më bërë, je ly sot gjithë ditën dhe ma hodhe gjithë suvanë mua tani”- tha Rama, teksa pastronte pardesynë e zëzë që iu bë gjithë make up.

Komento: