Vajza u dergj e pajetë për muaj me radhë në shtrat, dalin detaje shokuese rreth tragjedisë në Shqipëri

23:29 | 06 Korrik 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në Shqipëri.

Dera e banesës së familjes Josifi qëndron e mbyllur.

Por brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve.

Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë.

E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës.

Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

Komento: