Vajzën 9 vjeçare nga Podujeva e fusin te vendi i gomës rezervë për kalim ilegal në Gjermani

16:20 | 19 August 2019

Dalin pamjet, ku shihet vajza 9 vjeçare nga Podujeva e cila ishte futur te vendi i gomës rezervë për kalim ilegal në Gjermani.

Autoritetet kufitare serbe, kanë ndaluar një veturë ku është hasur një vajzë nëntë vjeçare nga Podujeva, e cila ishte fshehur në vendin e gomës rezervë.

Siç raportohet në mediat serbe, vetura ku po fshihej vajza, ishte me targa gjermane, përcjell reporteri net.

Vetura, drejtohej nga një burrë 42-vjeçar dhe shoqërohej nga djali i tij 17-vjeçar, të dy me përkatësi etnike shqiptare.

Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntë vjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë.
Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.

Shoferi i veturës i ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante akisdentalisht ishte fshehur në bagazh.

Vajza sipas autoriteteve serbe është marr nga punëtorët e Qendërës për Punë Sociale në Prokuplje.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, familjarët e të arrestuarve në Kosovë, thonë se fëmija ishte tentuar të kalohet ilegalisht në Gjermani te nëna e saj, pasi edhe pas 4 vite përpjekje kanë dështuar të ia rregullojnë dokumentet për ta bashkuar me nënën e saj e cila jeton atje, e ndarë nga bashkëshorti i saj.

Komento: