Serbët ia ndalojnë vajzën Rada Trajkoviqit në aeroport.
Rada Trajkoviq që së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kohë pas kohe po raporton për kërëcnimet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj.
Ndërkohë, pak ditë pasi policia serbe e ndaloi politikanen serbe në Merdare, asaj sot ia kanë ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq.
“Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu”, njofton Trajkoviq.
Ajo gjithashtu tregon se vajza e saj është liruar tek pas ftesës që kishte marrë për udhëtim në Londër.