Vaksina anti-Covid: Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

17:24 | 24 Nëntor 2020

Gjermania gati për vaksinim në muajin dhjetor.

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur.

Përgatitjet janë më shumë se të avancuara.

“Duhet të jemi gati” ka thënë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Politikani konservator ka shtuar se janë në rrugë të mirë.

Ministria po përgatit në detajet më të hollësishme funksionimin e qendrave të vaksinimit.

Sipas një dokumenti nga Bild, qendrat e magazinimit të madh të vaksinave do të jenë 60. Kurse qendrat e vaksinimit të popullsisë me qindra.

Fushata do të zhvillohet në 3 faza, sipas mundësisë së sigurimit të ilaçit , që do të sigurohet në bazë të prenotimit dhe një protokolli preçiz.

Të parët që do të vaksinohen, janë të moshuarit dhe qytetarët në rrisk të lartë – 40% të totalit sipas llogaritjeve të qeverisë, më pas personeli mjekësor, policia dhe mësuesit.

Në fazën tjetër do të vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë. Pacientët e spitaleve apo azileve, por edhe emigrantët.

Në qendrat e pritjes ose edhe të pastrehët do të vaksinohen nga qendrat e lëvizshme “Impf-Busse”, që kanë autobusë që do të ofrojnë shërbimin për të gjithë.

Në qendra, protokolli do të zhvillohet rigorozisht siç është shkruar.

Sapo dikush të hyjë në qendër do të matet temperatira dhe kush ka simptoma do të përjashtohet nga vaksinimi.

Më pas do të jetë “sistemi me sens unik” nga check-in në check-out.

Vaksinimi do të zgjasë jo më shumë se 15 minuta dhe llogaritja është që çdo mjek mund të vaksinojë rreth 96 persona në ditë.

Pas gjilpërës pacienti do të jetë nën vëzhgim deri sa të thirret për herë të dytë.

Administrata lokale po përcaktonë vendet ekzakte për vaksinimin që duhet të jenë lehtësisht të arritshme nga qytetarët dhe të mbrojtura.

Sallat duhet të jenë të blinduara, të sterilizuara dhe të ngrohta.

Parimi është që çdo komunë apo rreth duhet të përgatisë të paktën një qendër.

Disa qytete kanë bërë të ditur edhe detaje më të hollësishme: në Berlin do të ketë 6 qendra, secila me 15 poste të veçanta vaksinimi, që do të kenë një fluks deri në 20 mijë fëmijë në ditë.

Plani ka përzgjedhur një stadium për patinazhin në akull, qendrën e panaireve, velodromin, Arena e Berlinit dhe dy ish- aeroportët e Tegel dhe Tempelhof.

Zyrtarja për Shëndetësisë së Berlinit, Dilek Kalayci e PSD-së deklaroi se “po na përgatisin që të nisim në dhjetor”.

Tani mungon vetëm vaksina.

Komento: