Vaksinat kundër Covid-19 vijnë në muajin shkurt, e konfirmon Ministri Zemaj

21:24 | 30 Dhjetor 2020

E konfirmon Zemaj se vaksinat kundër COVID-19 vijnë në muajin shkurt.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Zemaj tha se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.

“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Komento: