Vaksinimi në këtë shtet mund të fillojë më 11 dhjetor

16:18 | 22 Nëntor 2020

Moncef Slaoui, nga programi Operation Ëarp Speed, tha se vaksinimi tek qytetarët amerikanë do të mund të fillojë më 11 dhjetor.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të premten kompania farmaceutike Pfizer, paraqiti një kërkesë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinën, derisa një komitet këshillimor i vaksinave të FDA-së pritet të takohet më 10 dhjetor.

Slaoui tha se kjo do të thotë se në qoftë se miratohet vaksina, ajo do mund të aplikohet të nesërmen.

Ekspertët kanë thënë fillimisht se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

Vaksinimi pritet së pari të përfshijë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese.

Komento: