Vaksinohen 11 mijë e 518 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:27 | 14 Korrik 2021

11 mijë e 518 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 11 mijë e 518 persona.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se deri tani në Kosovë 282 mijë e 180 vaksina kundër COVID-19 janë dhënë.

Derisa 78 mijë e 298 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

Kujtojmë që nga dita e djeshme caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.

Me tu marrë ky vendim, numri i të vaksinuarve sot është parë të jetë më i madh se i ditëve të kaluara.

Megjithatë, Kosova vazhdon të qëndrojë larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullësisë.

Për këtë, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë.

Komento: