Vaksionohet Fauci: Është e sigurt, simbol i shpresës

20:03 | 22 Dhjetor 2020

Fauci merr vaksinën kundër Covid: Është e sigurt, simbol i shpresës.

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka marrë sot, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga Moderna për Covid-19.

Fauci është shprehur se ishte “një nder” për të dhe se vaksina është një simbol i shpresës për Amerikën dhe botën. Ndërkohë, ai shton se do duhet deri në korrik të vitit tjetër, që shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar kundër COVID.

Sipas Faucit, vaksinat do të fillojnë të dalin për publikun në pranverë, ku çdokush do të mund të vaksinohet, pa qenë pjesë e listës prioritare.

Komento: