Vala afrikane vjen në Kosovë, temperaturat e javës që vjen pritet të jenë përvëluese

23:22 | 30 June 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me temperatura të larta.Njoftimi i IHMK-së:

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë. Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Komento: