Vala e katërt e pandemisë në Evropë

16:02 | 29 Korrik 2021

Evropa në valën e 4 të pandemisë, por po mëson të jetojë me koronavirus.

Evropa po mëson të pranojë situatën dhe të jetojë me koronavirusin. Por disa vende po ndjekin rrugë të ndryshme për të planifikuar rikthimin e tyre në normalitet. Numri i të infektuarve ka shënuar rritje, për shkak të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Por kjo është më pak shqetësuese për udhëheqësit europianë pasi numri i të shtruarve në spital dhe i viktimave ka shënuar rënie. Kjo do të thotë që udhëheqësit e BE -së po ndryshojnë mënyrën se se si po e shohin virusin, duke marrë më shumë parasysh normat e shtrimit në spital sesa numrat e rasteve për të vlerësuar përhapjen e tij.

“200 është si 50”, tha Ministri i Shëndetësisë gjerman Jens Spahn javën e kaluar, duke iu referuar 50 rasteve për 100.000 persona si kritike. Kjo pasqyron faktin se numri i rasteve është më i pakët se shtrimet në spital.

Italia, në mënyrë të ngjashme, tha këtë muaj se do t’i japë peshë më të madhe shtrimeve në spital në momentin kur do të vendosin për të marrë masa të reja. Në fakt, Europa ka hyrë në një fazë të re të pandemisë, por udhëheqësit politikë po luftojnë me disa të panjohura: Efekti i vaksinave; rreziku i më shumë varianteve; dhe një rritje të mundshme në sëmundje serioze, raporton abcnews.al

Në të njëjtën kohë, europianët kërkojnë më ngulm të rikthehen në normalitet-dhe udhëheqësit e tyre kërkojnë rigjallërimin e ekonomisë.

“Europa ndodhet në një situatë të pasigurt,” tha Christopher Dye, një epidemiolog në Universitetin e Oksfordit. “Ne kemi pasur shumë sukses në shpërndarjen e vaksinave. Por niveli i vaksinimit nuk është ende aq i lartë sa të parandalojë që shtrimin e njerëzve në spital apo nivelin e vdekshmërisë. ”

Për shkak të rritjeve nga Delta, shumë vende po përpiqen të arrijnë ekuilibrin e duhur. Disa, si Franca dhe Italia, po marrin një qasje më të kujdesshme, duke kërkuar prova të vaksinimit për disa punonjës, si dhe për shumë aktivitete.

Mbretëria e Bashkuar shkoi në drejtim të kundërt dhe hoqi të gjitha kufizimet javën e kaluar sikur pandemia të kishte përfunduar. Ndërkohë, ekspertët e shëndetit publik vazhdojnë të bëjnë thirrje për të respektuar masat.

Holanda dhe Britania e Madhe janë dy shembuj se si politikëbërësit po përballen me situatën e re. Në korrik, shkalla e riprodhimit të virusit në Holandë (“R”) arriti pikën e saj më të lartë gjatë pandemisë. Kryeministri Mark Rutte u tha gazetarëve se qeveria e tij bëri një “gabim” në heqjen e kufizimeve shumë shpejt.

Por rritja e rasteve shtoi numrin e pacientëve në spital, falë shkallës relativisht të lartë të vaksinimit të vendit, me gati 70 përqind që kishin të paktën një dozë.

Komento: