‘Vala’ e largon kodin telefonik +377

16:12 | 13 February 2019

‘Vala’ e largon përfundimisht kodin telefonik +377.

Telekomi i Kosovës edhe zyrtarisht e ka larguar nga përdorimi kodin telefonik +383.

Kjo është bërë e ditur përmes disa mesazheve që “Vala” i ka dërguar konsumatorëve.

“Konsumator i nderuar, Kodi i vjeter +377 tash e tutje nuk është funksional. Ju lutem ta përdorin kodin e ri shtetëror +383. Vala është e Kosovës”, thuhet në këtë mesazh dërguar konsumtarorëve.

Kujtojmë se “Vala”, ishte dënuar me 10 mijë euro gjobë për vonesat në largimin e kodit të vjetër telefonik.

Kodi +377 i përkiste shtetit të Monakos.

Komento: