Vala e Omicron, kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën

10:39 | 23 Janar 2022

Kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën pas valës së Omicronit

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja kundër COVID-19.

Zelanda është mbyllur në nivelin më të lartë të kufizimeve kundër COVID-19 pas shpërthimit të variantit “Omicron”, transmeton Demokracia.com.

Kufizimet lejojnë maksimalisht 100 persona të vaksinuar në ngjarje të ndryshme, ndërsa maska ​​në dyqane dhe në transportin publik është obligative.

Zelanda e Re ka regjistruar 15,104 raste të reja COVID-19 dhe 52 vdekje, raporton BBC.

Ardern u konfirmoi gazetarëve të dielën se dasma e saj me drejtuesin e televizionit Clarke Gayford është anuluar

“Unë nuk jam ndryshe ndaj zelandezëve tjerë të cilët janë prekur aq shumë nga pandemia. E më e rënda ka qenë pamundësia për të qenë me të dashurit nganjëherë kur kanë qenë shumë të sëmurë”, tha Ardern.

“Kjo është dukshëm më e rëndë sesa dëshpërimi që po e ndjej unë”, shtoi ajo.

Komento: