VALA me njoftim të rëndësishëm për të gjithë konsumatorët e saj

11:29 | 26 July 2019

Gjatë ditësh së djeshme konsumatorët e VALA-s janë përballur me disa pengesa në komunikim.

Sot VALA ka njoftuar se kanë qenë disa probleme teknike në sistemin operativ, të cilat tashmë janë eliminuar, shkruan ORAinfo.

Sistemi është funksional dhe konsumatorët nuk do të kenë pengesa në komunikim.

Ndër të tjera Telekomi i Kosovës ka kërkuar falje si dhe ka falenderuar konsumatorët.

Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin nga VALA:

Njoftim:

Ju njoftojmë se problemet teknike në sistemin operativ të VALA-s janë eliminuar.

Sistemi operativ është plotësisht funksional dhe të gjithë konsumatorët tanë mund të komunikojnë pa pengesa.

Telekomi i Kosovës ju kërkon falje dhe mirëkuptim si dhe ju falënderon për durimin tuaj!

Komento: