VALA plason platformën më të re invovative

14:03 | 12 Prill 2019

Telekomi i Kosovës ka promovuar produktin e ri të Valës – VALA/TV.

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, tha se me këtë shërbim po dëshmohet se Vala është lider i krijimit të shërbimeve të reja.

Ai tha se ky shërbim do të ofrojë qasje të lehtë dhe të personalizuar për konsumatorët, raporton Ekonomia Online.

“Ngjarja që na bashkon sot na bënë të lumtur pasi që sot jetësohet një projekt me të cilin kemi punuar më shumë se një vit dhe sot të gjithë konsumatorët e Telekomit të Kosovës kanë mundësinë të shikojnë TV përmes aplikacionit VALA/TV që mund ta gjeni në Ap Store dhe Google Play”.

“Me këtë produkt të ri dëshmojmë se ne jemi lider në krijimin e shërbimeve të reja. Telekomi i Kosovës ka bërë investime të mëdha në shërbimet IP TV që ofron kualitet me të madhe në rajon”. “Nga sot do të ofrojmë këtë shërbim në rrjetin e telefonisë mobile dhe atë fikse.

Ky shërbim do të ofrojë qasje të lehtë dhe të personalizuar për konsumatorët”, ka thënë Istrefi.Ai ka treguar se VALA/TV sjellë shumëllojshmëri seriale, muzikë, dokumentar, filma si dhe filma për fëmijë.

Producenti i Kafeneja Jonë, Shkumbin Istrefi, ka treguar se shumë shpejt përmes VALA/TV do të rikthehet seriali vendor “Kafeneja Jonë”.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe shpall publikisht që së shpejti seriali ‘Kafeneja Jonë’ do të rikthehet përmes Telekomit të Kosovës”, ka thënë ai.

Komento: