Valbon Krasniqi emërohet u.d. i Drejtorit të SHSKUK’së pas shkarkimit të Sejdiut

15:00 | 06 Korrik 2020

Infektologu Valbon Krasniqi emërohet u.d. i Drejtorit të SHSKUK’së pas shkarkimit të Sejdiut.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

E shkarkimi i Sejdiut vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Komento: