Valencia, njoftohet se po mendon të anulojë marrëveshjen e huazimit të Michy Batshuayi dhe ta dërgojë atë te klubi mëmë Chelsea, raporton The Sun përcjell ORAinfo.
Sulmuesi belg ka luftuar për të bërë një ndikim në Spanjë deri tani këtë sezon, duke shënuar vetëm tre gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.
Megjithatë, me thashethemet që qarkullojnë për të ardhmen e Alvaro Morata në Chelsea, Batshuayi mund t’iu jepet një mundësi për të bërë përshtypje nëse spanjolli lëviz.
Kujtojmë se për shërbimet e yllit belg është interesuar edhe ekipi i Milanit që ka kohë që po e vëzhgon atë./ORAinfo/