Valencia kalon në gjysmëfinale

22:57 | 18 Prill 2019

Fatin e këtij takimi e vulosi kapiteni Dani Parejo.

Skuadra e Valencias ka arritur që me sukses të kalojë kundërshtarët e Villarreal, për të kaluar në fazën gjysmëfinale.

Epërsinë e fituar në ndeshjen e parë prej 3:1, skuadra e Valencias e ka përmirësuar edhe më shumë në takimin e dytë të luajtur, para tifozëve të tyre.

Valencia fitoi me rezultatin 2:0, për të regjistruar rezultatin total prej 5:1, duke kaluar kështu në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Toni Lato, kur po luhej minuta e 13’ e takimit, shkruan lajmi.

Fatin e këtij takimi e vulosi kapiteni Dani Parejo, i cili në minutën e 54’ shënoi për 2:0.

Valencia është skuadra e dytë pas Barcelonës që mbetet akoma në garat evropiane dhe synon kalimin në fazën finale.

Komento: