Valencia konfirmon se edhe 5 lojtarë janë infektuar me koronavirus

15:18 | 15 Mars 2020

Rritet numri i lojtarëve të Valencias të prekurve me koronavirus.

Dy orë më parë, Ezequiel Garay njoftoi se ishte prekur nga koronavirus.

Mirëpo, mbrojtësi 33-vjeçar për fat të keq nuk është i vetmi që është pozitiv te ekipi i Valencias.

Klubi spanjoll sapo ka publikuar një njoftim për shtyp, ku zbulon ekzistencën e 5 rasteve pozitivë në skuadrë.

“Valencia raporton se pesë pjestarë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të gjithë janë në shtëpi me shëndet të mirë dhe me masa izolimi. Përveç informacionit që do të japim në orët e ardhshme, klubi rithekson se mbështet autoritetet shëndetësore në fushatën sensibilizuese,” shpreht klubi spanjoll.

Komento: