Valencia “shkatrron” Realin

23:07 | 08 Nëntor 2020

Valencia i ka shkaktuar humbjen e dytë Realit.

Valencia e mposhti bindshëm 4:1 skuadrën ‘mbretërore’ në ‘Mestalla’.

Ishte pikërisht Realit që kaloi në epërsi i pari përmes Karim Benzema (23′).

Por vendasit çuditërisht përmbysën gjithçka brenda 45 minutave të para. Fillimisht, Soler (35′) nga penalltia e më pas Varane (43′) me një autogol përmbysën rezultatin.

Kur pritej që madrilenët të reagon, kapiteni i vendasve Soler (54′ 64′) realizoi edhe dy gola nga penalltia për të kompletuar het-trikun dhe fitoren e ekipit të tij.

Reali mbetet në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Valencia në vendin e nëntë tubon 11 pikë

Komento: