
Lëvizja Vetëvendosje kishte ardhur në pushtet me kauzën kundër punësimeve familjare dhe nepotizmit. Por gjërat ndryshuan shpejt.
Pak muaj pas marrjes së pushtetit, akuzat për raste të tilla nisën të shfaqen edhe brenda vetë partisë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga ORAinfo, një rast i tillë ka ndodhur në Lipjan, ku në një konkurs të Ministrisë së Punëve të Brendshme është punësuar bashkëshortja e Sekretarit të Degës së Vetëvendosjes në Lipjan, Valentino Amerllahu.

Në konkursin e shpallur me numrin e referencës RN00017622, për pozitën Zyrtare për Regjistrim Civil në Qendrën për Regjistrim Civil në Lipjan, ka dalë fituese Shkurte Amrllahi, e cila ka marrë gjithsej 90.6 pikë pas testimit me shkrim dhe me gojë.

FOTO: Valenton Amerllahu dhe Albin Kurti
“Ky konkurs ishte i shpallur me numrin e referencës RN00017622 dhe është zhvilluar në përputhje me ligjin për zyrtarët publikë dhe rregulloret për pranimin në shërbimin numri”, thuhet në dokument.
Gazetari i ORAinfo ka kontaktuar me Valentin Amerllahun, i cili fillimisht është shprehur i gatshëm për të folur, por pas pyetjes nëse ka pasur ndikim në punësimin e bashkëshortes së tij, ai është tërhequr duke thënë se ishte i zënë në një takim.
“A bën me ju thirrë më vonë, se jam në një takim”, ka deklaruar shkurt Amerllahu.
Gjatë ditës gazetari i ORAinfos ka tentuar disa herë për të marrë një përgjigje nga Amerllahu në lidhje me punësimin e gras së tij si Zyrtare e Regjistrimit Civil QPD në Lipjan, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Edhe pse Amerllahu në të kaluarën ka qenë kritik i zëshëm ndaj punësimeve familjare dhe nepotizmit, mirëpo kur është në pyetje bashkëshortja e tij, ai e ka ‘mbyllur’ njërin sy.
ORAinfo mëson se Amerllahu është person i afërt me kryetarin e Degës së Verëvendosjes në Lipjan, Adnan Rrustemin. /ORAinfo/