Valixhja e dyshimtë tek ‘Bill Clinton’ pati vetëm rroba

13:03 | 21 Shtator 2020

Panik për asgjë! Në valixhen e dyshimtë tek ‘Bill Clinton’ pati vetëm rroba.

Një valixhe e dyshimtë u raportua të jetë lënë sot në afërsi të Bulevardit Bill Clinton në Prishtinë.

Por e gjitha çfarë kishte brenda kësaj valixhe ishin rroba.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku tregohet edhe momenti kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës hapin këtë valixhe dhe shpalosin atë çfarë gjendej brenda.

Pak më parë nga Policia e Kosovës deklaruan se informatën për këtë valixhe të dyshimtë e morën rreth orës 10:30.

Nuk dihet se kush saktësisht e la, apo e harroi këtë valixhe, por që padyshim shkaktoi shumë panik tek qytetarët.

Komento: