Vallecano ia shkakton humbjen e parë, Real Madridi bie në pozitën e dytë në La Liga

23:05 | 07 Nëntor 2022

Real Madridi është njoftuar me humbjen e parë në La Liga për këtë sezon.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti pësoi humbje si mysafire e Rayo Vallecanos.

Ndeshja e zhvilluar këtë të hënë përfundoi me rezultatin 3:2.

Santi Comesana (5’), Alavaro Garcia (44’) dhe Oscar Trejo (67’ – nga penalltia) shënuan në fitoren e vendasve.

Luka Modric (37’ – nga penalltia) dhe Eder Militao (41’) shënuan për “Los Blancos”.

Real Madridi pas kësaj humbje, e ka humbur edhe pozitën e parë në tabelë. Kampionët në fuqi spanjollë me 32 pikë tani janë në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se skuadra lidere, Barcelona.

Rayo Vallecano pas kësaj fitore është ngjitur në pozitën e tetë me 21 pikë.

Komento: