A është Valon Behrami njëri prej të infektuarve me koronavirus?
14 raste pozitive, COVID-19 e ka pushtuar Genoan.
Genoa ka konfirmuar se 14 pjesëtarë të stafit të trajnerit dhe lojtarë kanë rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19.
Sipas mediave në Itali, prej tyre besohet të jenë 8 futbollistë.
Por a është njëri prej tyre mesfushori shqiptar, Valn Behrami?
Emrat e futbollistëve nuk janë mësuar, dhe shpresojmë që Behrami të mos jetë i prekur.,
Situata bëhet e rëndë në Serie A pasi Genoa vikendin që lamë luajti me Napolin e Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt dhe siç duket lojtarët tashmë e kishin brenda tyre virusin.
Ndeshjen e ardhshme Genoa e ka me Interin, por sipas të gjitha gjasave nuk do të luhet.