Valon Berisha është gati për Lazion, flet edhe për gjasat e kosovës për ‘Euro 2020’

11:32 | 28 Korrik 2019

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është shprehur i gatshëm për të filluar sezonin e ri 2019/20.

Berisha tash e një kohë të gjatë është jashtë fushave të gjelberta, shkaku i lëndimeve të njëpasnjëeshme. Ai ka është shprehur i gatshëm për sezonin e ri me Lazion dhe për t’iu rikthyer Kosovës.

Mes tjerash, 26 vjeçari ka folur edhe për ndeshjet e qershorit të ‘Dardanëve’, teksa tha se është dashur që të shënohet fitore ndaj Bullgarisë.

“Me Bullgarinë është dashur të fitojmë, pasi përballjet si vendas të ofrojnë më shumë mundësinë që të marrësh pikë, ndërsa ndeshjet si mysafir janë më të vështira. Mendoj se kemi një shans të mirë që të përfundojmë në vendin e dytë në grup. Anglia është shumë e fortë, por edhe ne jemi të mirë dhe jemi duke shkuar rrugës së duhur. Jemi një ekip i bashkuar dhe mendoj se kjo është gjëja kryesore se përse mund të shpresojmë në suksesin tonë” – ka thënë mesfushori i Lazios.

Ndryshe, Kosova më 7 shtator luan ndaj Republikës së Çekisë, kurse më 10 shtator ndaj Anglisë. Të dy ndeshjet janë të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Komento: