Valon Berisha shpallet kampion në Australi me ekipin e tij.
Melbourne City është kampion në Australi në Premierligën A për sezonin e tretë radhazi falë humbjes 1-0 të Adelaide United ndaj Western United.
Melbourne u shpall kampion me 49 pikë, shtatë më shumë se Adelaide United, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, por edhe matematikisht ata janë shpallur kampion.
E për Melbourne City luan edhe futbollisti kosovar, Valon Berisha.
Mesfushori kosovar pati vazhdimisht minuta për ta.
Ai erdhi në Australi në tetor nga skuadra Reims.