Valon Berisha me falënderim të veçantë për “Dardanët” para sfidës me Greqinë

12:54 | 05 Shtator 2021

utbollisti i Kosovës, Valon Berisha, ka falënderuar Dardanët për mbështetjen e dhënë.

Ai ka thënë se “ Forca jonë më e madhe jeni ju Dardanët”

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe dhe ngrohtësinë që e gjejmë gjithmonë në Kosovë. Forca jonë më e madhe jeni Ju Dardanët!”, ka shkruar në Facebook ai.

Kosova sonte luan ndeshjen ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ndeshja luhet në “ Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Komento: