Valon Berisha tregon cilët janë lojtarët më në formë të Kosovës.
Valon Berisha thotë se ai bashkë me Milot Rashicën, Leart Paqaradën dhe Besar Halimin, janë futbollistët më në formë të Kosovës.
Bundesliga dhe Bundesliga 2 tashmë kanë nisur sezonin e mbetur në gjysmë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ju jeni momentalisht lojtari më në formë i Kosovës? Unë dhe Rashica që do të luajë sonte, por edhe dy futbollistë që luajnë në Bundesligën e dytë, Halimi e Paqarada, besoj se jemi në formën më të mirë, pasi kemi disa javë që stërvitemi rregullisht dhe tani po luajmë edhe ndeshje zyrtare”, tha ai për Super Sport.
Berisha të shtunën nisi me sezonin e mbetur në gjysmë me Fortuna Dusseldorfin.