Valon Prebreza: Dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës

15:26 | 03 Shkurt 2026
valon-prebreza:-dorezohen-mbi-60-dosje-per-hetim-ne-krimet-ekonomike-te-policise-se-kosoves

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja”, ka shkruar Prebreza.

Ai ka theksuar se veprimet e komunës janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë.

“Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka shtuar kryetari i Fushë Kosovës.

Komento: