Valon Syla e Rron Gjinovci përplasën sërish, kësaj radhe për Vjosa Osmanin

23:38 | 30 January 2021

Kapen ashpër Gjinovci e Syla.

Gazetari Valon Syla, ka zhvilluar një debat të ashpër me analistin politik, Rron Gjinovcin, lidhur me vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, si dhe kreut të LVV’së, Albin Kurtit.

Syla, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka pyetur Gjinovcin se a e ka kapur policinë Osmani, pas ndërhyrjes së institucionit të sigurisë pas sharjeve të grupit të serbëve në Veri në drejtim të tyre, shkruan Gazeta Express.

“A e ka kapë Vjosa policinë?”, e pyet Syla Gjinovcin, teksa debati përcjellët me ton të lartë.

Në anën tjetër, Gjinovci ka akuzuar gazetarët që kanë mbuluar agjendën e ish-presidentit Thaçi.

Komento: