Valon Syla reagon pas dënimit të sulmuesve të tij: Dy vjet për sulmuesit fanatikë islamik, falënderoj Policinë e Kosovës

10:31 | 07 Dhjetor 2023
valon-syla-reagon-pas-denimit-te-sulmuesve-te-tij:-dy-vjet-per-sulmuesit-fanatike-islamik,-falenderoj-policine-e-kosoves


Gazetari Valon Syla ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe mediat pas aktgjykimit dënues ndaj tre personave të akuzuar për sulmin ndaj tij.

“Dy vjet për sulmuesit fanatikë islamikë. Për këtë rast e kisha falënderu së pari Policinë e Kosovës që ka reagu shumë shpejt në identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kolegët e mi e krejt mediat që më kanë mbështetë”.

Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të enjten.

Tre të akuzuarit Lum Dërvishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani dënohen me nga dy vite burgim (secili veç e veç), pasi janë fajtorë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të njëjtëve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej 14 prill deri më 7 dhjetor 2023.

Komento: