Mbrojtësi i ri i Kosovës, Valon Zumberi debuton me Hamburgun në Bundesliga 2
Valon Zumberi ka debutuar me ekipin e parë të Hamburgut, në fitoren ndaj Sandhausen me rezultat 4-
Zumberi që i ka kaluar të gjitha grupmoshat në këtë klub, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se është shumë i lumtur për debutimin me Hamburgun, por edhe për fitoren e sotme.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, është futur në lojë në minutën e 85-të.
“Jam shumë i lumtur që kam debutuar me Hamburgun. E kam pritur këtë moment që një kohë të gjatë. Jam edhe më i lumtur që morën tre pikë dhe po vazhdojmë drejt synimit”.
“Jam pjesë e ekipit të parë tash e një, ndërsa në gjashtë-shtatë ndeshjet e fundit kam qenë në bankë, derisa debutova sot”.
“Unë i kam kaluar të gjitha grupmoshat në këtë klub dhe jam i lidhur me Hamburgun për atë jam i lumtur”, ka thënë Zumberi për Telegrafin.
Hamburgu është në vendin e dytë me 34 pikë dhe rrugës së mirë për tu kthyer në Bundesligë.