Valverde ia “shuan” shpresat Interit

19:21 | 03 Janar 2020

Përpara derbit të së nesërmes mes Barcelonës dhe Espanyol, Ernesto Valverde foli në konferencën për shtyp për tema të ndryshme, përfshirë tregun e transferimeve.

Në fakt, ai la me mend që shënjestra e Interit Arturo Vidal do të qëndrojë në janar, përcjell ORAinfo.

Mesfushori kilian ka qenë i lidhur me klubin për shumë kohë tani, pasi Antonio Conte në dukje dëshiron të ribashkohet me lojtarin, pasi e ka bërë mesfushën si përparësi këtë dritare transferimi.

Siç u përmend, Valverde dërgoi një sinjal të qartë.

“Pas shitjes së Aleñá, unë mendoj se do të ketë largime të tjera. Do të mbështetem te lojtarët që kam aktualisht, përfshirë disa nga skuadra e dytë”, deklaroi ai.

Kësisoj Barcelona ia shuan shpresat Interit, pasi ato nuk kanë ndërmend të ndahen me Vidal për momentin. /ORAinfo/

Komento: