Valverde jep lajmin e keq, ylli i Barcelonës mungon në ndeshjen kundër Liverpoolit

10:57 | 05 Maj 2019

Duket se do të ketë shumë mungesa në ndeshjen mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

Pas konfirmimit të mungesës së Roberto Firmino dhe lëndimit të pësuar nga Mohamed Salah që e mban në dyshim egjiptianin, është edhe ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele ai që do të humb këtë takim.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Celta Vigo, Dembele lëshoi fushën pas vetëm gjashtë minutave lojë, si pasojë e një lëndimi.

Pas ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde ka konfirmuar se situata nuk është e mirë me lojtarin.

“Me Dembelen nuk duket aspak mirë. Ne veçse kemi vërejtur se diçka nuk po shkonte gjatë ndeshjes” ka thënë trajneri.

“Ne ishim të shqetësuar sepse dukej si një problem muskulor. Këto gjëra ndodhin dhe si trajner nuk kam ndonjë shpjegim” ka shtuar tutje Valverde.

Pas Firmino dhe Salah, duket se edhe francezi Dembele do t’i mungojë ‘magjisë’ në ‘Anfield’.

Komento: