Valverde: Nesër do të jetë një ndeshje shumë vendimtare

20:12 | 01 Mars 2019

Para ndeshjes me Real Madridin, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvero ka thënë një deklaratë për media

Pak ditë para ndeshjes në Kupë, ku Barcelona fitoi 3-0 në Santiago Bernabeu, gjigantët evropian do të përballen sërish në Madrid.

Me Barcelonën tashmë të kualifikuar në finale të Kupës dhe 9 pikë para Realit, të shumtë janë ata që po ëndërrojnë për një tjetër tripletë nga ana e klubit katalunas, por Valverde është me këmbë në tokë.

“Synimi jonë është që të fitojmë ndeshjet që kemi para. Jemi në finale dhe mund të fitojmë një Kupë. Në La Liga, jemi të parët, edhe pse ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe me rivalët prapa. Momentalisht, nuk kemi fituar asgjë. Tani do të shkojmë për La Ligan: nesër do të jetë ndeshje shumë vendimtare”, deklaroi Valverde. /Gazeta Express/

Komento: