Valverde po largohet, ky është trajneri i ri i Barcelonës

20:50 | 08 Maj 2019

Duket se Valverde së shpejti do të largohet nga skuadra e Barcelonës.

Ishte vetëm çështje orësh për të dalë emrat e parë që shikohen si pasues të Ernesto Valverdes te Barcelona në rast se ky i fundit largohet nga stoli blaugrana.

Emri i parë që lakohet për të marrë drejtimin e gjigandëve spanjoll është ai i holandezit të Ajaxit Erik ten Hag i cili po bën mrekullinë me harkëtarët në këtë sezon.

Ten Hag ka ide të ngjashme me Guardiolën pasi kur ka qenë pjesë e Bayernit 2 ndiqte gjithmonë nga afër seancat stërvitore të teknikut katalanas me skuadrën e parë dhe ka marrë shumë nga mënyra e lojës që aplikon Guardiola, ndërkohë duke patur parasysh edhe faktin që futbolli që luan Barça i ngjason shumë stilit holandez, mundësitë qe Ten Hag të ulet në stolin e Barcelonës janë të mëdha.

Komento: