Valverde po ngutet, po e transferon super-lojtarin

19:03 | 28 Korrik 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde po i kërkon klubit të ngutet dhe të nënshkruajë Junior Firpo këtë verë.

Sipas AS, Valverde është në ankth për të forcuar pjesën e mbrojtjes dhe e sheh yllin Real Betis si kandidatin ideal ,përcjell ORAinfo.

Barca po punon për një marrëveshje dhe shpreson që ta përfundojë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që 22-vjeçari mund të bashkohet me ekipin në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara./ORAinfo/

Komento: