Valverde publikon emrat e futbollistëve që do të luajnë në ‘El Clasico’

20:51 | 01 Mars 2019

Pas ndeshjes së të mërkurës Barcelona dhe Real Madrid do të përballën edhe në një ndeshje në këtë javë.

Skuadra katalane do të udhëtoj drejt Madridit, për të kërkuar një tjetër fitore në ‘Santiago Bernabeu’.

Pas fitores 0:3 gjatë së mërkurës, ku Barcelona siguroi kalimin në fazën finale të Kupës së Mbretit, Valverde ka përgatitur skuadrën për një tjetër fitore.

Për ndeshjen e ardhshme, Valvede nuk do të mund të llogarisë në Rafinha Alcantaran dhe Thomas Vermaelen.

Gjithashtu, listës i mungojnë edhe Kevin Prince Boateng, Samper dhe Jean Clair Todibo, përcjell lajmi.net.

Më poshtë mund ta shihni listën me të ftuarit e Ernesto Valverde për ‘El Clasicon’ e ardhshme.

Komento: